Mbledhjen e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim është shoqëruar me tensione të ashpra mes ministrit Faton Peci dhe deputetes së PDK-së, Ganime Musliu.

Musliu gjatë mbledhjes e ka ofenduar rëndë ministrin, teksa për një moment ajo u ngrit në këmbë dhe e gjuajti me ujë ministrin.

Pas kësaj, ka reaguar ministri Peci i cili ka thënë se askush nuk mund ta ndalë atë.

“Nuk ka me vjedh askush sa të jam unë ministër. Ndaq gjuni me ujë, ndaq me plumba qysh keni gjujtë në të kaluarën, nuk ka birë nane që e ndal Faton Pecin. Sa të jem unë, nuk munden me vjedh dostat e Ganes”, deklaroi ai.

Mbledhja e komisionit është ndërprerë pas situatës së krijuar.