Mushkolaj për Haradinajn: Ai është ekspert edhe i arsimit
Këshilli Shtetëror i Cilësisë sot ka marrë vendim për mbylljen e Universitetit të Mitrovicës, Pejës dhe Prizrenit të cilët nuk do të mund të pranojnë më studentë.
Gjithë kjo për faktin se këtyre tri universiteteve publike u ndalohet veprimtaria pas vendimit të marrë pas rekomandimeve të ekspertëve ndërkombëtar.
Analisti Imer Mushkolaj në lidhje me reagimet e kryeministrit Ramush Haradinaj ka ironizuar duke e quajtur atë si ekspert edhe të arsimit.
“Nuk kemi nevojë për agjenci e institucione tjera të pavarura. Për akreditimin e universiteteve është dashtë të pyetet kryeministri. Ai i din krejt. Ai është ekspert edhe i arsimit”, ka shkruar Mushkolaj në facebook.