Mushkolaj, Pecit: Prokurori sot është dashur të pres te dera, keni bërë akuza të rënda ndaj Musliut
Mushkolaj ka kritikuar ashpër ministrin në fjalë për deklaratën që dha pas incidentit të ndodhur në Komision.
Analisti Mushkolaj tha se në këtë rast policia është dashur ta pret tek dera ministrin Peci.
“Kjo është një akuzë e rëndë sepse nuk është vërtetu, ndaç gjuni kujt po i thuni. Rrjedhimisht po i thuni PDK-së. Po e vendosni në rrafshin që qysh i keni vra tjerët, jam i rrezikuar edhe unë”, tha Mushkolaj në Rtv Dukagjini.
“Kur thuni ‚‘ndaç gjuni me pluma”. Në raste normale ni prokuror u dashtë met pritë te salla e komisionit. Janë akuza të rënda”, tha tutje ai.
“Znj Musliu ka pasur debat edhe më herët me ju. Ajo është ankuar që nuk i keni njoftuar bujqit. Unë jam ka e kuptoj logjikën e një ministri të ri, por mënyra se si e keni menagjuar me deputeten jo”, tha tutje Mushkolaj.
E ndaj kësaj u përgjigj ministri Peci.
“Ka politikan që janë gju me pluma”, tha ai.
“Ju nuk i thatë asni deputetit të VV’së e as të LDK, dmth PDK ka gju me pluma”, tha Mushkolaj në fund.