“Muriqin e du fort, në luftë kisha shku me të”
Ambasadorja Vlora Çitaku i është gëzuar shumë golave të Kosovës ndaj Malit të Zi, në pjesën e parë të ndeshjes.
‘’Ky ekip është fantastik! Muriqin e du fort. Për ju që e keni kqyrë Game of Thrones, a po bre si Dorthraki?! Fearless. E kam thanë edhe ma herët, në luftë kisha shku me të’’, ka shkruar Çitaku në Facebook,
Pjesa e parë e ndeshjes ka përfunduar me dy gola epërsi për Kosovën. Kosova bindshëm më e mirë se Mali i Zi. 2-0 për Kosovën shënon rezultati.