Muriqi testohet për herë të dytë tek Lazio
Futbollisti Vedat Muriqi, ka bërë për herë të dytë vizitat mjekësore te Lazio.
E gjitha kjo pasi prizrenasi dje ka udhëtuar drejt Italisë, pasi kishte rezultuar pozitiv me COVID-19, gjatë qëndrimit në Stamboll.
Vizitat e sotme mjekësore të Muriqit i ka konfirmuar edhe klubi nga kryeqyteti i Italisë, me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Së bashku me kosovarin, vizita të njëjta në klinikën “Paideia” bëri edhe futbollisti, Gabriel Roberto Pereira, që pritet të jetë transferi i radhës i lazianëve.
Muriqi nesër pritet t’i bashkohet stërvitjeve të rregullta me skuadrën e re, ndërsa mbetet ende në pikëpyetje prezenca e tij në duelin e 8 tetorit që Kombëtarja e Kosovës do ta ketë përball Kombëtares së Maqedonisë së Veriut, nuk kuadër të Ligës së Kombeve.