Muriqi e shkatërron mbrojtjen e Galatasarayt me një supergol (Video)
Sulmuesi kosovar i Rizesporit, Vedat Muriqi, e shpartalloi mbrojtjen e Galatasaray, pak minuta para se të përfundonte pjesë e parë e ndeshjes, duke e shënuar një supergol.
Ndeshja mes Rizesporit dhe Galatasarayt përfundoi me rezultat 2:3. Kjo ndeshje e xhiros së 32-të pati më shumë rëndësi për Galatasarayn, pasi që ata po luftojnë për titullin e Superligës së Turqisë, raporton Gazeta Express.
Megjithatë, Vedat Muriqi nuk ua bëri atyre aspak të lehtë këtë sfidë. Ylli i ekipit kombëtar të Kosovës të shënoi golin e tij të parë për këtë ndeshje në minutën e 45-të, duke e barazuar rezultatin pas golit të shënuar nga Sofiane Feghouli i Galatasarayt në minutën e nëntë të ndeshjes.
Përkundër paraqitjes së mirë të Muriqit, i cili u vlerësua me notën më të lartë nga të gjithë futbollistët në fushë nga SofaScore (7.4), Rizespori e humbi këtë ndeshje, pas një goli të shënuar në momentet e fundit të lojës nga Mbaye Diagne
Muriqi ka shkëlqyer këtë sezon në Superligën e Turqisë me Rizesporin. Në 32 ndeshje të zhvilluara, ai i ka shënuar 15 gola dhe i ka asistuar shtatë të tjera.
Vedat Muriqi'nin golü. pic.twitter.com/Smo42L7QQj
— Oldboy (Depresyonda) (@Olcay_5) May 11, 2019