Mulhaxha e VV-së: S’ka mundësi të llogaritet vota e deputetit që ka humbur mandatin
Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka thënë se vota e deputetit Etem Arifi për Qeverinë e re nuk mund të llogaritet.
Paoashtu sipas edhe Presidenti, duke iu referuar Hashim Thaçit, në një shtet normal nuk do të mund të ishte shkaktar për formimin e saj.
“Nuk ka mundësi që të llogaritet vota e njeriut, i cili ka humbur mandatin e deputetit dhe që duhet të jetë në vuajtje të dënimit”.
“NUK KA MUNDËSI!”, është shprehur ajo përmes Facebook.
“Në një shtet normal nuk ka mundësi Presidenti të jetë kumbarë i një Qeverie”.