Muharrem Svarqa: Qeveria Kurti s’ka legjitimitet
Muharrem Svarqa nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka vlerësuar se qeveria, tashmë në detyrë, me në krye Albin Kurtin e ka humbur legjitimitetin.
“Duke pasur parasysh që në kohë pandemie janë anuluar zgjedhjet edhe për kryetar komune në Podujeve, kjo është një indikator tepër i rëndësishëm që tregon se nuk ka kushte as minimale për organizim të zgjedhjeve në këtë kohë”.
“Sa i përket Qeverise Kurti, një qeveri e cila me dy të tratat votave të kuvendit është rrezuar me mocion mosbesimi, ajo qeveri nuk ka më legjitimitet”.
Svarqa gjithashtu tha se LDK-ja është e gatshme ta nominojë mandatarin për formimin e qeverise së re.
“Nëse realizohen të gjitha të drejtat kushtetuese, që Vetëvendosje nuk mund ta realizoje krijimin e qeverise së re, natyrisht LDK-ja është e gatshme ta nominojë mandatarin dhe ta krijojë qeverinë”.
“Ne po punojmë me AAK-në dhe Nismën, si dhe komunitetet për krijimin e shumicës në kuvend”.
Sa i përket bashkëpunimit të mundshëm me PDK-në, Svarqa theksoi se LDK-ja ka një vendim të Këshillit të Përgjithshëm ku janë vendosur vijat e kuqe për koalicion me PDK-në.
Ai shtoi se vijat e kuqe për këtë parti mund të ndikojnë në modernizimin e saj.
Ish-kryetari i Ferizajt gjithashtu komentoi zhvillimet e fundit në këtë komunë, sa i përket paraqitjes se 55 rasteve pozitive me Covid-19.
Ai tha se indikacionet shpijnë drejt asaj që në Ferizaj mund të ketë edhe të prekur të tjerë, përderisa apeloi tek të gjithë që të jenë shembull dhe t’i respektojnë rekomandimet dhe këshillat e institucioneve mjekësore karshi pandemisë koronavirus.