Muhamet Gjoka merr mbështetjen e bashkëvendëseve
Banorët e fshatit Tërstenik të Drenasit i kanë dhënë mbështetje bashkëvendësit të tyre, Muhamet Gjoka që po garon për deputet në zgjedhjet e 6 tetorit. Muhamet Gjoka në këto zgjedhje është kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Gjoka nëpërmjet një postimi, ku i ka bashkuar dhe disa fotografi nga takimi me bashkëvendësit e tij ka shkruar se pritja madhështore e banorëve të Tërstenikut për të dhe Dekadën e Re e ka bërë krenar.
Për këtë ai ka falënderuar gjithë të mbështetësit duke iu siguruar se nuk do të zhgënjehen asnjëherë për mbështetjen që po ia ofrojnë.
Postimi i plotë:
Tërsteniku vendi im i lindjes me bëri krenar më këtë pritje madhështore për Dekaden e Re! Ju faleminderit shume dhe ju siguroje se nuk do të ju zhgënjejmë.
Ndërtojmë të ardhmen!
Për ty dhe Shtetin!
#PDK# 112✅
Voto, 1✅ @Kadri Veseli
Voto, 95✅ @Muhamet Gjoka