Muçiqi: Do të jem biri i gjithë Kosovës
Kryetari i Shoqatës Çamëria e Kosovës, Nexhmi Muçiqi i cili po garon në zgjedhjet e tetorit në kuadër të listës së PDK-së, po vazhdon të marrë përkrahje nga qytetarët.
Gjatë ditës së djeshme, Muçiqi ka pritur në takim njërin praj familjarëve të tij për të cilin ka thënë se ka marrë këshillat e duhura dhe të sakta për ecurinë e fushatës zgjedhore, e cila do të fillojë me 25 shtator, përcjell FaktePlus.
Ai, ka thënë se është zotuar së do të jetë biri i Llapashticës heroike dhe i gjithë Kosovës.
Postimi i tij i plotë:
Sonte në orët e vona, pata nderin dhe kënaqësinë ta pres kryefamiljarin tonë z.Muçiqi, nga i cili morra si çdo herë këshillat e duhura dhe të sakta në lidhje me ecurin e fushatës zgjedhore e cila do të fillojë më 25 shtator. Bali Smajli unë ju falënderoj dhe ju jam shumë mirënjohës për çdo gjë që po bëni dhe për mbështetjen e fuqishmë që po më jep familja ime e dashur Muçiqi. Unë ju zotova edhe njëherë se do të jem po ai që isha tash e 50 vite, sepse çdo herë do të jem biri i Llapashticës sime heroike, i Llapit, i gjithë Kosovës dhe i gjithë Shqipërisë si tërësi, ashtu siç u rrita dhe u kalita nga familja.
Nder dhe rrespekt
#PDK112
#NexhmiMuçiqi94/FaktePlus/