Muaji i sensibilizimit për kancerin e gjirit, zhvillohet ligjeratë për punonjëset gra të KEDS-it
Në kuadër të aktiviteteve për muajin e sensibilizimit për kancerin e gjirit, tre specialistë, mjekë nga Klinika e Radiologjisë në #QKUK në Prishtinë, mbajtën sot një ligjëratë online për punonjëset gra të #KEDS .
E ftuar në takimin online ishte edhe themeluesja e Qendrës Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “JETA/VITA”, znj. Nafije Latifi, e cila ka folur për aktivitetet si dhe përvojën personale, përballjen me kancerin e gjirit.
Të ftuarit u bënë thirrje pjesëmarrësve në takim që të bëjnë kontrolle periodike, si e vetmja mënyrë për të indetifikuar me kohë , trajtuar dhe shëruar plotësisht këtë sëmundje.
#BreastCancer