MTI njofton për grantet në fushën e turizmit
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka njoftuar për grantet në fushën e turizmit.
Siç njofton MTI, skema e granteve për promovimin e e turizmit ka për qëllim zhvillimin dhe promovimin global të turizmit kulturor dhe të aventurës.
Njoftimi i plotë:
Njoftim rreth mundësisë për aplikim për grante në fushën e turizmit
https://www.rcc.int/tourismgrants
Skema e granteve për promovimin e turizmit, e financuar nga BE, që implementohet përmes të Këshilli për Bashkëpunim Rajonal – RCC, ka për qëllim zhvillimin dhe promovimin global për ofertën e përbashkët rajonale të turizmit kulturor dhe të aventurës.
Këshilli për Bashkëpunim Rajonal, më 10 qershor 2019, ka publikuar thirrjen e dytë për grante e cila është e hapur deri më 12 korrik 2019.
Departamenti i Turizmit, në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, bashkëpunon me RCC duke asistuar në zhvillimin e aktiviteteve që dalin nga projekti për zhvillimin e turizmit në Kosovë.
Më shumë informata rreth thirrjes për grante mund t’i gjeni në linkun: https://www.rcc.int/tourismgrants