MTI nesër lanson faqen në internet për raportimin e produkteve të rrezikshme
Ministria e Tregtisë ka njoftuar se të premten, më 10 Maj 2019, në ora 10:00, në “Europe House” në Prishtinë, trupi Koordinues për Mbikëqyrjen e Tregut, me përkrahjen e projektit të financuar nga BashkimiEvropian“Lëvizja e Lirë e Mallrave”,ka zhvilluar ueb faqen përmes së cilës synohet të ofrohet informacion publikut për autoritetet inspektuese që monitorojnë sigurinë e produkteve në tregun e Kosovës dhe veçanërisht për raportimin e produkteve të rrezikshme jo-ushqimore që gjenden në tregun e Kosovës.
Nëpërmjet kësaj uebfaqe të qasshme publikisht, do të publikohen të gjitha njoftimet për produktet që paraqesin rrezik serioz për konsumatorët, natyra e rrezikut të paraqitur si dhe masat e ndërmarra për parandalimin e këtyre rreziqeve. Përveç kësaj, përditësimet dhe lajmet mbi ngjarjet kryesore të mbajtura në zonën e sigurisë së konsumatorëve do të shfaqen në faqen e internetit.