MSH: Sot gjashtë persona dhuruan plazmë gjaku, janë siguruar 52 njësi për trajtim të pacientëve me COVID-19
Gjithsej 52 njësi të plazmës konvalescente për trajtim të pacientëve me KOVID-19 janë siguruar deri më tani, ndërsa vetëm gjatë ditës së sotme gjashtë persona dhuruan plazmë gjaku, katër prej të cilëve nga Shtipi dhe dy nga Prilepi, informojnë nga Instituti për mjekësi të transfuzionit.
Sipas drejtorit të Institutit për mjekësi të transfuzionit, Sedulla Useini, plazma e dhuruar është pjesë e gjakut i cili kompensohet shpejtë, ndërsa përmban antitrupa të cilët mund të shfrytëzohen në asgjësimin e sëmundjes tek një person tjetër me Kovid-19.
“Mes këtyre 52 njësi të plazmës konvalescvente, janë dhuruar nëntë njësi gjak përmes plazmoferezës, që kryhet me separator qelizor të sofistikuar, me ç’rast ndahet sasia e nevojshme e plazmës, ndërsa komponentët e tjerë i kthehen dhuruesit, përderisa plazma e dhuruar është pjesë e gjakut i cili kompensohet shpejtë. Njësitë e tjera janë dhuruar nga persona përmes dhurimit standard të gjakut. Dëshiroj edhe njëherë të shpreh falënderim të madh për dhuruesit humanë të cilët çdo ditë paraqiten përmes formularit elektronik në ueb-faqes së Institutit, me paraqitje në shërbimet tona, si dhe përmes rrjeteve sociale, e tëra me qëllim të shpëtojnë jetën e dikujt, porositë Useini”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.
“Për të përkujtuar, dhurues mund të jetë secili person i shëruar nga koronavirusi i cili i përmbushë kushtet për dhurim të plazmës, të cekura në protokoll. Personi duhet të ketë dëshmi të dokumentuar laboratorike se ka qenë i sëmurë me Kovid-19, të ketë dy teste negative në afat prej 24 orëve, të jetë minimum 21 ditë pa simptome, pas çka bëhet testi plotësues (i treti) në mënyrë që të konstatohet se nuk ka prani të virusit”.
“Plazma konvalescente përmban antitrupa kundër këtij virusi, të krijuara nga organizmi i njeriut për asgjësimin e sëmundjes. Ato antitrupa të krijuara janë të pranishme në plazmë dhe të njejtit, me dhurim të plazmës konvalescente mund të përdoren në asgjësimin e sëmundjes tek një person tjetër me kovid-19”.
“Të gjithë qytetarët të cilët dëshirojnë dhe mund të jenë dhurues mund të paraqiten me plotësimin Formularit për dhurues të COVID-19 e të plazmës kovalescente”.