12 të vdekur dhe 410 raste të reja me COVID-19
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se që nga dje kanë vdekur 12 persona dhe janë regjistruar 410 raste të reja me COVID-19.
Rastet janë konfirmuar pas testimit të mbi mijë mostrave.
MSh-ja ka njoftuar edhe për shërimin e personave, derisa janë vaksinuar edhe persona.
Njoftimi i plotë:
15 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 22.671 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.089.615 doza të vaksinës.
Deri më sot 385.297 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 8.789 testime, 410 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 12 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 1.732 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 140.682.
Në total numri i rasteve aktive është 14.501.