MSH: Asnjë i burgosur në Burgun e Mitrovicës nuk është i prekur me koronavirus
Ministria e Shëndetësisë njofton se asnjë nga të burgosurit në Burgun e Mitrovicës nuk është i prekur me koronavirus.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë publik ka bërë sot 56 teste.
Si rezultat të gjitha kanë rezultuar negativ.
“Kjo dëshmon edhe një herë se përkundër faktit se disa gardian dhe një infermier kanë qenë të infektuar me zbatim të plotë të masave mbrojtëse në punë dhe me disiplinë në këtë periudhë, është arritur që të pengohet përhapja e infeksionit tek të burgosurit. Departamenti Shëndetësor i Burgjeve në bashkëpunim me IKShPK dhe Shërbimin Korrektues të Kosovës do të bëjnë gjurmimin e kontakteve të të gjithë gardianëve dhe infermierit të infektuar në funksion të lokalizimit të infeksionit, parandalimit të përhapjes në burg dhe në familjet e të prekurve “- njofton Ministria e Shëndetësisë.