Mrekulli në Kroaci: Babë e bir nxirren të gjallë nga rrënojat gjatë transmetimit “live”
Një tërmet i fuqishëm ka tronditur Kroacinë rreth orës 12:20 të pasdites së sotme.
Sipas raportimeve të para, tërmeti ishte me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter
Deri më tani është konfirmuar se viktimë ka mbetur një vajzë e vogël, gjersa dyshohet edhe për viktima të tjera.
Shërbimet e shpëtimit dhe zjarrfikësit po kërkojnë rreth ndërtesave të shkatërruara për të mbijetuar të mundshëm
Një baba dhe një fëmijë u nxorën para kamerave nga një ndërtesë e shkatërruar dhe u dërguan në spital me një ambulancë
Ata duken të lënduar dhe të mbuluar me pluhur. Deri më tani nuk dihet se çfarë lëndimesh kanë pësuar, por ata janë transportuar për në spital.
Rrugët e Petrinjës janë plot rrënoja. Një numër i madh i ndërtesave u dëmtuan dhe ekipet e shpëtimit po kërkojnë të mbijetuarit. Të gjitha brigadat e zjarrfikësve në dispozicion nga Zagrebi janë në rrugën e tyre për në Petrinja për të ndihmuar në operacionin e kërkimit dhe shpëtimit.