MPJ tregon se a u ndalua Daut Haradinaj në Vjenë
Ministria e Punëve të Jashtme e ka demantuar lajmin për ndalimin e deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj nga autoritetet austriake me fletarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.
Jetlir Zyberaj, shef i kabinetit të Ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, në një përgjigjie të shkurtër për FaktePlus, ka thënë se Haradinaj nuk ka qenë i ndaluar në Vjenë.
LEXO EDHE: U arrestua apo jo Daut Haradinaj?
“Nuk ka qenë i ndaluar deputeti Daut Haradinaj”, ka thënë shkurt Zyberaj.