MPJ nuk e lejon ministrin e Serbisë të hyjë në Kosovë, reagon Vuçiq

Ministria e Punëve të Brendshme nuk ia lejon hyrjen në Kosovë ministrit serb të Arsimit, Mlladan Sarcevic.
Për këtë vendim ka reaguar edhe kryeministri Serb, Aleksander Vucic të cilin edhe e ka komentuar si plogështi e Prishtinës zyrtare.
“Është gjithmonë një shenjë dobësie kur përpiqesh t’ia ndalosh dikujt të futet në një territor për shkak të problemeve politike”, ka thënë Vucic, shkruan RTV.rs.
Nga zyra e kryeministrit Hoti kanë thënë se ende janë duke shqyrtuar nëse do ta lejojnë një vizitë të tillë meqë ka sugjerime nga ndërkombëtarët për ta lejuar një vizitë të tillë.