MPJ merr pamje tjetër, në nder të Gjermanisë dhe Bashkimit Evropian
01/07/2020, 23:25
Gjermania do të kryesojë Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian.
Padyshim se lajmin për kryesimin e KE-së nga Gjermania mjaftë mirë e kanë pritur edhe kosovarët. Madje sonte në nder të Gjermanisë, ka ndryshuar edhe pamja e objektit të ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Ministrja që drejton këto ministri, Meliza Haradinaj-Stublla ka publikuar një fotografi ku shihet flamuri i Gjermanisë dhe ai i Bashkimit Evropian, në objektin e ministrisë.Gjermania gjithmonë do të mbetet një vend-mik i pazëvendësueshëm për Kosovën.