MPJ-ja vjen me një lajm të mirë për qytetarët që kanë kaluar lejeqendrimin në schengen
Ministria e Jashtme ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët që ndodhen në Gjermani dhe në Francë, ku i ka njoftuar se edhe pse do të kalojnë kohën e lejeqëndrimit në Schengen nuk do të penalizohen.
“MEPJ informon të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në Gjermani, të cilët tejkalojnë qëndrimin e lejuar në hapësirën Schengen dhe dëshmojnë se për shkak të situatës së Covid-19 e kanë të pamundur lëvizjen, nuk do të penalizohen. “ thuhet në njoftim.
Sa i përket shtetasve shqiptarë që ndodhen në Francë, të cilët tejkalojnë qëndrimin e lejuar në hapësirën Schengen dhe dëshmojnë se për shkak të situatës së Covid-19 e kanë të pamundur lëvizjen, MEPJ bën me dije se autoritetet franceze nuk do të vendosin asnjë penalitet.
Gjithashtu, autoritetet franceze kanë informuar se shtetasit e vendeve të tjera, nuk do të lejohen të hyjnë në Francë për 30 ditët e ardhshme, me përjashtim të atyre që kanë lejeqendrimi të vlefshme në Francë.