Mpirja e shpeshtë e duarve, ja nga çka mund të rrezikoheni
Ekspertët theksojnë që nëse shpesh ju mpihen duart rrezikoni dy gjendje të rrezikshme.
Duart përmbajnë receptorët më të ndjeshëm për prekje të cilët nëpërmjet nervave janë të lidhura me trurin.
Mirëpo, nëse ndonjëri nga ato nerva është i dëmtuar apo i shtypur, truri nuk mund t’u përgjigjet sinjaleve të cilat i dërgojnë receptorët dhe atëherë duart fillojnë të mpihen, transmeton Telegrafi.
Ekspertët theksojnë që nëse duart shpesh ju mpihen rrezikoni dy gjendje të rrezikshme – problemin me gjëndrën tiroide dhe sulmin në tru.
Hipotireoza apo mungesa e hormonit të gjëndrës tiroide mund të çojë deri në dëmtimin e sistemit nervor.