MPB-ja nënshkruan sot marrëveshje bashkpunimi me EUROPOL-in
Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës gjatë ditës së sotme do të nënshkruaj një marrëveshje bashkëpunimi me EUROPOL-in.
Marrëveshja do të nënshkruhet nga Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu.
Ceremonia e nënshkrimit do të mbahet sot, më 27 korrik, duke filluar nga ora 10:00, në ambientet e objektit kryesor të MPB-së”, thuhet në njoftimin e MBP-së.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë kryeministri, Avdullah Hoti, përfaqësuesja e Posaçme e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, si dhe të ftuar tjerë nga institucione vendore e ndërkombëtare.
Kosova, deri sot, ishte i vetmi shtet në Ballkanin Perëndimor që nuk ka pasur një marrëveshje bashkëpunimi me EUROPOL-in.
Nga kjo marrëveshje, vendit do t’i mundësohet bashkëpunim ndërkombëtar me Policinë.