Mozzik lanson sonte “Dashni me fotoshop”
Vera e këtij viti është karakterizuar me një numër të madh të hiteve, ku kanë rezultuar shumë të sukseshme, duke grumbulluar miliona klikime në kohë të shkurtë.
Ai që ka paralajmëruar projekt të ri është këngëtari Mozzik, shkruan FaktePlus.
Përmes Instagramit ai ka paralajmëruar se sot në orën 00:00, do të lansohet kënga e tij e re që do të titullohet “Dashni me Fotoshop”.
Mozzik është një prej reperëve që pëlqehet shumë nga fansat dhe këngët e tij grumbullojnë miliona klikime. Ai nuk lihet anash as kur bëhet fjalë për jetën e tij private e sidomos raporti me bashkëshorten e tij, Loredanën.