Duke parë se kënga është shpërndarë me të madhe në rrjetet sociale, Mozzik ka vendosur që edhe ai të sjell një version qesharak të këngës së tij më të fundit.

Reperi ferizajas publikoi së fundmi në rrjetin social Instagram një video, ku shfaqej duke kënduar bashkë me të vëllanë e tij, Getinjon, dhe mikun e tyre, Labinotin.

Gjatë këndimit të frazës kryesore, ata ndryshojnë tekstin, duke bërë fansat të qeshin me versionin e ri.

“Madona remix”, e ka quajtur Mozzik në mbishkrimin e fotografisë këtë pjesë të interpretuar nga tre djemtë.

Përndryshe, ai së fundmi ka sjell edhe një bashkëpunim me këngëtaren Kida, të titulluar “PP”, e cila gjithashtu është pritur mirë nga publiku. /Telegrafi/