Mourinho dhe Roma sërish pas Granit Xhakës
Roma e Jose Mourinhos është ende e interesuar për nënshkrimin e Granit Xhakës dhe ardhja e mundshme e Youri Tielemans në Arsenal mund të hapë rrugën e transferimit të tij.
Skuadra nga kryeqyteti i Italisë ishte shumë e interesuar për të nënshkruar me mesfushorin 29-vjeçar në verën e kaluar dhe kaluan muaj në bisedime me agjentët e tij, përpara se një lëvizje të dështonte përfundimisht.
Mourinho është ende i interesuar të punojë me Xhakën dhe do të ishte i lumtur ta shtonte atë në skuadër këtë verë.
Siç raportohet nga Corriere dello Sport, Arsenali po kërkon të sjellë mesfushorin e Leicester City, Tielemans këtë verë, duke i lejuar ata të vendosin Xhakën në tregun e transferimeve.
Nëse Arsenali nënshkruan me Tielemans, Roma do të jetë në gjendje ta transferojë Xhakën, duke i dhënë më në fund Mourinhos përforcimin e tij.
Mesfushori 29-vjeçar shënoi një gol dhe dha dy asistime në 27 paraqitje në Premier League këtë sezon.