Mou shkon në ndihmë te Klopp: Kjo është e vetmja mënyrë për të ndalur Messi-n
Ish-trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, i ka dhënë një këshillë trajnerit të Liverpool-it, Jurgen Klopp, për përballjen e dyfishtë kundër Barcelona-s në gjysmëfinalet e Champions League.
Në një intervistë të dhënë për “Russia Today”, ai ka thënë: “Sipas mendimit tim, është e lehtë ta kuptosh lojën e Messi-t, por nuk është e lehtë ta ndalësh, sepse ai kalon nga krahët në qendër dhe mund të bëjë çfarë të dojë”.
“Nuk mund të mbulohet një kundër një, sepse e kalon gjithmonë kundërshtarin. Për ta ndalur duhet krijuar një kafaz. Topi i Artë? Pas eliminimit të Juventus-it dhe Ronaldo-s, e ka rrugën të hapur”, ka thënë Mou.