“Motra ime adoleshente luftoi që të shpëtonte nga talibanët”
Programi i BBC Radio 4 Today ka dëgjuar rrëfimin e një gruaje se si motra e saj adoleshente arriti të arratisej nga Afganistani për në Turqi.
Gruaja, e cila jeton në Londër, qau kur tha se ndihej e pafuqishme për ta ndihmuar 16-vjeçaren.
“Ajo më tha se se si femër afgane, do të preferonte më mirë të vdiste sesa të ishte pranë talebanëve,” tha ajo, duke përkthyer fjalët e motrës së saj të vogël.
Gratë dhe vajzat janë skllavet e tyre seksuale, ata mund të të bëjnë ç’të duan dhe juve nuk ju lejohet të ankoheni. Nuk ka asnjë rrugëzgjidhje. Motra ime po lufton për jetën e saj.
Nuk kishte siguri për të pa ardhur talebanët, kurse tani ajo është jashtëzakonisht e pasigurt.”