Motoçikleta përplaset me autobusin në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një aksident ka ndodhur sot gjatë ditës në Prishtinë.
Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një autobus.
Si pasojë e aksidentit ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.
Detaje për aksidentin ka dhënë zëdhënësja e Policisë në Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 15:00 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë. Në aksident kanë qenë të përfshirë një autobus dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin është duke u marrë njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.