Moti për sot dhe fundjavë
Deri në fundjavë në vendin tonë parashihet të kemi një mot të nxehtë, kryesisht me diell, kurse javën e ardhshme ptitet të jetë më ftohtë.
Në fillim të javës së ardhshme, masa të ftohta ajrore nga Atlantiku verior do të sjellin mot më të ftohtë dhe të reshura shiu.
Sipas Prishtina Weather, gjatë ditë së sotme parashihet një mot i nxehtë, pjesërisht i vranët, ndërsa pasdite vende-vende priten reshje lokale shiu me bubullima.
Po ashtu, në fundjavë parashihet një mot kryesisht i nxehtë, të shtunën kryesisht me diell, e pasdite vende-vende me reshje lokale shiu dhe bubullima. Ndërkaq, të dielën mot pjesërisht i vranët, pasdite me reshje lokale shiu dhe bubullima.
Kurse më 27 gusht pritet të kemi një mot më të ftohtë, kryesisht të vranët, kohë pas kohe me shi, e gjatë ditës priten edhe zhvillime të shtrëngatave.
Temperaturat e ajrit deri në fundjavë do të mbesin mbi vlera mesatare për këtë periudhë kohore. Minimalet do të sillen nga 13C deri në 15C, ndërsa maksimalet nga 28C deri në 30C, e ditën e hënë do të zbresin deri në 22C.
Sipas Prishtina Weather, era do të fryjë nga drejtime të ndryshme e lehtë dhe mesatare nga verilindja 2-8m/s. Shtypja atmosferike gradualisht do të pësojë rënie të lehtë nën vlera normale.