Moti i keq godet Amerikën, bëhet virale videoja e Biden që zbret nga avioni në mes të stuhisë
Pas një periudhe festive të shënuar nga temperatura jashtëzakonisht të buta, Uashingtoni, por jo vetëm po përballen me një stuhi dimërore, me borë që çoi në mbylljen e disa shërbimeve federale, shkollave, pezullimin e shërbimeve të autobusëve duke shkaktuar probleme edhe në transportin ajror.
Reshjet e borës arritën të paktën 18 centimetër në kryeqytetin e SHBA dhe mund të rriten deri në 25 centimetër paralajmëruan shërbimet meteorologjike, duke vënë Virxhinian në gatishmëri për një stuhi.
“Përgatituni për rrugë të mbuluara me borë dhe ngrica, të cilat do ta vështirësojnë trafikun” është mesazhi i autoriteteve për qytetarët.
“Stuhia e dimrit me erëra të forta që shoqërojnë reshjet e dendura të borës, mund të shkaktojë gjithashtu stuhi bore dhe përmbytje të mundshme”, thanë ekspertët.
Vetë presidenti Joe Biden u përball me motin e keq në kthimin e tij në kryeqytet pas një pushimi të shkurtër në Delaëare.
Avioni Air Force One qëndroi në pistë për tridhjetë minuta për të lejuar ekuipazhin të pastronte borën, pas së cilës kolona presidenciale u detyrua të lëvizte me shpejtësi të ulët në rrugën e saj për në Shtëpinë e Bardhë.-++