Moti gjatë ditës së sotme në Kosovë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka paralajmëruar se sot do të kemi mot kryesisht të vranët në Kosovë dhe vende-vende do të ketë riga shiu të intensitetit të dobët.
Meteorologët kanë paralajmëruar edhe ulje me dy gradë celsius të temperaturave maksimale në krahasim me ditën e djeshme.
Temperaturat minimale për sot parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi deri 9m/s.