Mot me diell e vranësira në dy ditët e ardhshme në Kosovë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dita e premte do të karakterizohet me mot me diell dhe vranësira konvektive të cilat gjatë ditës vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu dhe stuhi lokale.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-29 gradë Celsius.
Ndërkaq të shtunën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale mbeten të ngjashme, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë deri 30 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-10m/s.