Mot i nxehtë pesë ditëve të ardhshme në Kosovë
Në Kosovë gjatë pesë ditëve të ardhshme do të mbajë mot i nxehtë.
Siç ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashihen shumë orë me diell, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin mes 28 dhe 35 gradë Celsius, e minimale mes 14-17 gradë Celsius.
“Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të mira dhe kjo situatë meteorologjike do të ndikojë te një shtresë e popullatës, sidomos te personat në moshë dhe te ata me sëmundje kronike, për shkak të vlerave të larta termike dhe indeksit UV të lartë”, është thënë nga Instituti.