Mot i ftohtë e reshje bore, si do t’jenë temperaturat gjatë kësaj fundjave
Gjatë fundjavës pritet të mbajë mot i ftohtë. Të shtunën ka mundësi për reshje të dobëta bore, derisa nga e diela do të ketë mot me vransira dhe intervale me diell.
Shtrirja e masave të ftohta ajrore, që sërish zbresin mbi rajonin tonë, kushtëzon mot të ftohtë në ditët e fundjavës. Të reshurat e dobëta të borës mbeten si mundësi ditën e shtunë nëpër lokalitete, e të dielen do të ketë edhe intervale me diell.
Në fillim të javës së ardhshme do të mbajë mot i ftohtë, me periudha sa të vransirave, e ditën edhe intervale me diell. Në natën në mes së hënën e martës priten mundësi për reshje të dobëta bore. Ditën e mërkurë kthjellime, por se mbetet mot i ftohtë.
Ditën e shtunë indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera të pranueshme e të mira, shkaku edhe i fuqizimit të erërave veriore, që mbajnë ndotësit të shpërndarë. Të dielen orëve të mbrëmjes sërish vlerat kalojnë në të dobëta e shumë të dobëta, derisa ditën e hënë kalojnë në vlera të pranueshme.
18.12 – Ftohtë, kryesisht me vransira e erë. Herë herë me reshje të dobëta bore orëve të mëngjesit.
19.12 – Ftohtë, kryesisht me vransira e intervale me diell gjatë ditës. Në mbrëmje kthjellime.
20.12 – Vransira e intervale me diell gjatë ditës. Vende-vende mundësi për reshje të dobëta bore apo edhe shiu.
21.12 – Ftohtë, kryesisht me vransira në mëngjes, me mundësi edhe për reshje të dobëta bore. Ditën kthjellime e diell.
22.12 – Ftohtë e kryesisht me diell. Në mëngjes edhe ngrica të thella.
Temperaturat minimale zbresin edhe deri në -3 ditën e diel, e deri ditën e mërkurë edhe në -7C, ndërsa maksimalet zbresin në 1C të shtunën, e të hënën me një rritje deri në 5C, e më pas sërish në rënie.
Erërat fryjnë verilindja e veriperëndimi, të shtunën edhe mesatarisht të fuqishme dhe fuqishme 7-15m/s, e ditën e hënë e të martë 5-9m/s.
Shtypja atmosferike mbetet e lartë me tendencë të rënies deri ditën e hënë.