Mos vdeksha pa e pa
Albin Mehmeti
Andrra t’panumërta ka njerëzia
Andërrojnë me pa vene
Andërrojnë toka me shkelë
Shpesh,
I ninë tuj thanë
Mos vdeksha atë ven pa e pa
Sytë çelë m’mesin atë tokë mos me shkelë
Andërrojnë m’i pa shtatë mrekullitë e rrokullisë
Andërrojnë m’i shkelë metropolet e botës
Ata thonë vdeksha e mos vdeksha
Ata kanë andrra që unë s’i kam
Unë s’kam aso andrrash
S’andërroj e s’jam andrrimtar
Se jetoj me andrrën e plotësueme
Që ma plotësove ti me bukurinë tane
Unë s’i shoh me sy shtatë mrekullitë e rrokullisë
Po jetoj çdo ditë n’mrekullinë që ma fali shejtnia jote
Unë s’i shkeli metropolet e botës
Po shkeli metropolin e zemrës tem që ma fali madhështia jote,
Kosovë!