Mos ia mësyni grykës së Rugovës, policia ju kthen mbrapa
Shtabi i Emergjencës në Pejë ka njoftuar se masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit janë bërë më rigoroze.
Ata kanë njoftuar se ecja dhe shëtitja në grykën e Rugovës dhe pjesët e tjera natyrore janë të ndaluara.
Njoftimi:
Te dashur qytetarë të Pejës
Masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19 janë bërë më rigoroze!
Mos u nisni për ecje e shëtitje në gryken e Rugovës dhe as në pjesët tjera natyrore. Policia do t’ju kthen mbrapa!
Kjo masë është e domosdoshme për ta ruajtur jetën tuaj!
Me shpresë në mirëkuptimin tuaj
Shtabi i Emergjencës