“Mos gënjeni”, ministrja Rizvanolli sqaron situatën në minierën e Trepçës: Kjo është e vërteta

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka reaguar në mëngjes me një status të gjatë në Facebook duke demantuar disa shkrime për situatën në minierën e Trepçës.
Ministrja ka thënë se disa shkrime e raportime janë gënjeshtra dhe si të tilla po ofendojnë punën e minatorëve.
Duke arsyetuar situatën në Stantërg, Rizvanolli i ka bërë një elaborim punës në minierë dhe vendimet e marra nga ministria e Qeveria.
“Të thuhet se faktor është keqmenaxhimi apo mospuna është jo vetëm gënjeshtër, por edhe ofendim për të gjithë ata minatorë, teknikë, inxhinierë e udhëheqës të tyre që po punojnë ditë e natë për të sanuar situatën, e të cilëve ju jemi pafundësisht falënderues”
Në reagimin e ministres thuhet se prodhimi dhe të hyrat janë rritur në minierë, ndërsa janë ulur shpenzimet operative.