Mos e le si asgjë, eja në OLIVE dhe kuptoje nëse je i prekur nga tuberkulozi
Tuberkulozin është me rëndësi ta shërosh, pasi kjo sëmundje edhe shërohet.
Por, me rëndësi është që të kujdeseni për veten para se të prekni nga TBC.
Një mundësi të mirë për këtë e ofron OLIVE.
Pra, OLIVE është vendi ku mund ta mësoni nëse jeni të prekur nga tuberkulozi.
Përmes testit të avancuar të gjakut “QuantiFERON-TB Gold” në qendrën më të madhe diagnostike në vend mund të detektohet bakteria që shkakton këtë sëmundje, që në fillet e saj.
QuantiFERON-TB Gold:
Kryhet me vetëm një vizitë
Me teknologji të avancuar
Rezultatet më të sakta për detektimin e TB
I rekomanduar nga më shumë se 1200 studime klinike dhe shkencore
Çka është sëmundja e Tuberkulozit?
Tuberkulozi është një sëmundje serioze ngjitëse dhe shkaktohet nga bakteria M. Tuberculosis.
Sëmundja mund t’i përfshij të gjitha organet e trupit, por më së shpeshti mushkëritë. Me shërim të hershem dhe të duhur tuberkulozi mund të shërohet.
Tuberkulozi ngjitet përmes ajërti. Vetëm personat me tuberkuloz në mushkëri mund tua ngjitin tjerëve. Disa kanë tuberkulozin në mushkëri pa e ndier veten të sëmur. Por ata mund tua ngjisin të tjerëve.
Kur personat me tuberkuloz në mushkëri kolliten, teshin apo flasin bakteret shpërndahen në ajër. Personat tjerë mund t’i thithin ato baktere. Tuberkulozi zakonisht shpërndahet te personat që jetojnë shumë afër njëri-tjetrit.
Mund të kalojnë shumë vite nga momenti i kur ngjitet tuberkulozi derisa vjen sëmundja. Jo të gjithë e zhvillojnë sëmundjen.
Me rastin e sëmundjes simptomat paraqiten nga ato organe të trupit që janë sëmur.
Simptomat e zakonshme të tuberkulozit të mushkërive janë kolitje afatgjate, temperaturë, djersitje e natës dhe humbja e peshës.
Tuberkulozi shërohet zakonisht me tableta për gjashtë muaj. Për tu shëruar është e rëndësisë së madhe që shërimi të bëhet në mënyrë të drejt.