“Mos bërtit a more vesh”, Vjosa Osmani përplaset me deputetët
Kanë shpërthyer përplasjet mes kryeparlamentares Vjosa Osmani dhe deputetëve, të cilët donin replikë pas fjalës së Kryeministrit Albin Kurti.
Kryeministrit, në seancën ku pritet të votohet për shkarkimin e tij, i kanë replikuar deputetët e LDK’së dhe AAK’së pas fjalës së tij.
Dikush nga ta më tej deshi të merrte prapë fjalën, e Osmani tha se s’mund t’ia jap një minut sepse po e repsekton rregullorën e Kuvendit.
“Mos bërtit deputet. Mu askush s’ka nevojë me më tregu cka me bo, a morëm vesh”, tha Osmani, duke bërtitur.