Mori gjysmë milioni me ‘freestyle’
Reperja u bë e famshme brenda një periudhe të shkurtër dhe tani numëron hite të shumta.
Së fundi, reperja publikoi për fansat një ‘freestyle’, i cili u prit mirë në publik dhe deri më tani mori gjysmë milion klikime.
Përmes një postimi në Instagram, Tayna ka thënë se ky është vetëm fillimi.
“Gjysmë milioni në freestyle, 2020 nuk ka përfunduar ende. Ky është vetëm fillimi. Do ta mbajë kurorën gjithmonë. PERIODT”, ka shkruar ajo.