Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare Morena Taraku, është treguar e hapur së fundmi me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

Ajo i është përgjigjur pyetjeve të parashtruara nga ndjekësit, që kishin të bëjnë me jetën profesionale dhe private.

Njëra ndër pyetjet që një nga fansat kishte bërë, lidhej me anën humanitare të saj që mesa duket nuk i mungon.

Taraku ka treguar se u gjendet pranë disa familjeve nevojtare, të cilët tashmë i konsideron si familjarë të saj.

Foto: Morena Taraku/InstaStory

“Unë kam familjet e mia që iu ndihmoj dhe me çdo hall e dert të tyre merrem unë…Tani i kam si familjarë të mi…Unë mendoj se çelësi kryesor në jetë është të japësh ndihmë…dhe t’ia zgjatësh dorën njerëzve në nevojë”, ka qenë përgjigja e këngëtares dhe modeles Taraku.

Anën e saj humanitare, Morena e ka treguar edhe gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar, ku mori rrugën nga Stambolli për në Tiranë për të vizituar disa familje në nevojë, të cilat ishin prekur nga tërmeti i fundit në Shqipëri.