Morena Taraku publikon imazhet e vilës së saj luksoze
Modelja dhe këngëtarja e njohur, Morena Taraku, po e shijon në maksimum jetesën në Stamboll të Turqisë.
Ajo është zhvendosur atje prej më shumë se një viti, derisa ka përqendruar atje të gjitha aktivitetet e saj.
Disa javë më parë, Morena bëri të ditur edhe se ka blerë vilë luksoze në Stamboll, ndërsa nxori disa foto për fansat e saj.
Ndërsa së fundmi, Taraku ka publikuar në InstaStory disa imazhe nga ambientet luksoze në brendësi të saj.
Morena përndryshe është e njohur për jetën e saj luksoze që bën, gjë e cila komentohet shumë nga mediat dhe fansat e saj.