Morën 5 mijë euro për viza, arrestohen mashtruesit
Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Podujevë e për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se me pretekstin për rregullimin e vizave të punës për në Gjermani kanë marrë një shumë prej rreth 5 mijë eurove nga 8 meshkuj.
Tutje policia njofton se tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /FaktePlus/