Morata zyrtarizohet te Juventusi
Juventusi e ka huazuar Alvaro Moratan nga Atletico Madridi. Klubi kampion i Italisë ka paguar 10 milionë euro për huazimin e Moratas, ndërsa e ka opsionin për ta blerë vitin e ardhshëm për 45 milionë euro.
Në rast se dëshiron ta vazhdojë huazimin edhe për një stinor, atëherë Juventusi duhet të paguajë edhe dhjetë milionë euro.
Morata i ka kaluar testet mjekësore sot dhe është prezantuar në mbrëmje te Juventusi. Ai kishte luajtur për Juventusin nga viti 2014 deri në vitin 2016.