‘Monego’ vjen me një njoftim për klientët që s’i kanë paguar ende këstet
Institucioni mikrofinanciar ‘Monego’, i cili u mbyll javën e kaluar me një vendim të Bankës Qendrore të Kosovës, ka dalur me një njoftim për klientët të cilët s’i kanë kthyer ende kreditë.
Ky institucion ka bërë të ditur se të gjithë klientët janë të obliguar t’i respektojnë marrëveshjet kreditore dhe se këstet mund t’i paguajnë tek: Banka për Biznes, Posta e Kosovës, Western Union dhe Vllesa-Co.
Sa i përket kërkesës për mbyllje të tërësishme të kredisë, ‘Monego’ ka njoftuar se ajo mund të bëhet tek Zyra Qendrore e Monegos në rrugën ‘Mbreti Zog I’ në kryeqytet.