“Monego nuk e ka rrezikuar stabilitetin financiar të Kosovës”
Avokati i institucionit financiar jobankar, Monego, i mbyllur me vendim të Bankës Qendrore të Kosovës, ka hedhur poshtë arsyetimet e kësaj të fundit, për t’ia hequr licencën klientit të tij.
Granit Vokshi ka thënë se nuk qëndron pohimi i BQK’së se Monego “ka rrezikuar stabilitetin financiar” në vend.
“Nuk mund të flasim për rrezikim të stabilitetit financiar”, është shprehur Vokshi në RTV Dukagjini.
“Vetëm në Monego kanë marrë kredi 5 për qind të qytetarëve të Kosovës. Njerëz të cilët kanë pasur nevojë për shuma të vogla parash për nevojat e tyre ditore”, ka thënë
Me Vokshin është pajtuar edhe njohësi i çështjeve ekonomike në vend, Naim Gashi.
Ai ka thënë se stabilitetin financiar në vend e rrezikojnë kreditë prej miliarda eurosh.
Sipas Gashit, norma e interesit nuk është arsye për mbylljen e institucioneve financiare jobankare.