Momenti kur rrota shkëputet nga aeroplani, menjëherë pasi largohet nga pista (VIDEO)
Disa pamje të publikuara në internet thuhet se tregojnë momentin kur aeroplani “humb” një rrotë të tij, gjatë ngritjes.
Sipas mediave të huaja, pamjet janë marrë nga një pasagjer i Air Canada dhe tregojnë momentin kur shihen shkëndija që dalin, ndërsa rrota rrotullohet përgjatë pistës.
Dhe menjëherë pasi aeroplani largohet nga pista, rrota shkëputet dhe bie në tokë.
↩️ DIVERSION RETURN
Air Canada Jazz #AC8684 to Saguenay returned to Montreal. Reported possible tire/wheel loss on departure runway 24R. Some arriving flights had to deviate around for 24L. https://t.co/gJ7BICTpTZ pic.twitter.com/aIu8VvHoRo— Tom Podolec Aviation (@TomPodolec) January 3, 2020
Fluturimi i Air Canada Express i operuar nga Jazz Aviation ishte të hënën nga Montreali në aeroportin Saguenay-Bagotville, rreth 300 milje në veri. Fluturimi zgjat rreth një orë.
Por piloti duhej të kthehej në Montreal pas shkëputjes së rrotës.
↩️ DIVERSION RETURN
Air Canada Jazz #AC8684 to Saguenay returned to Montreal. Reported possible tire/wheel loss on departure runway 24R. Some arriving flights had to deviate around for 24L. https://t.co/gJ7BICTpTZ pic.twitter.com/aIu8VvHoRo— Tom Podolec Aviation (@TomPodolec) January 3, 2020
Aeroplani ka gjashtë rrota, dhe “pilotët tanë janë të trajnuar mirë për t’u marrë me situata të tilla dhe u përgjigjën sipas procedurave tona standarde të funksionimit”, ka thënë Jazz Aviation në një deklaratë.
Për fat të mirë, nuk është raportuar për ndonjë lëndim në mesin e 49 pasagjerëve dhe tre anëtarëve të ekuipazhit dhe aeroplani është duke u riparuar në Montreal.