Momenti kur lëviz pas një jave anija gjigante, bllokimi i saj rriti çmimet e naftës e benzinit
Një nga anijet më të mëdha tregtare në botë, “Ever Given” ka filluar të lëvizë përsëri.
Pas një javë bllokimi në Kanalin e Suezit për shkak të një problemi teknik, anija gjigante nga mbrëmë është rikthyer në funksion.
Ekspertë nga tërë bota janë përfshirë në aksionin për aktivizimin e saj ngase ekonomia botërore kishte lëvizje në çmime për shkak të efektit të bllokimit të Kanalit të Suezit.
I think they got it floated! Took 10 tugs.#Suez #SuezBLOCKED #EVERGIVEN #Evergreen pic.twitter.com/u2L1u0JDgi
— Jeff Gibson (@GibbyMT) March 29, 2021
Ndalimi i “Ever Given” ka bërë që në tregun botëror të ngriten menjëherë çmimet e derivateve.
“Ever Given u kthye me sukses në pozicionin e saj të duhur këtë mëngjes në 4.30 dhe aktualisht është e sigurt”, deklaroi kompania në njoftim.
Plot 400 anije janë duke pritur në radhë për qarkullim pasi “Ever Given” kishte bllokuar transportin.