Momenti emocionues kur stafi i një spitali në Amerikë uron kosovarin pasi mposhti COVID-19
Një kosovar nga Prishtina, i cili jeton në Chicago të Amerikës, ka fituar betejën me COVID-19, përkundër se mjekët atje kishin humbur shpresat për shërimin e tij
Kosovari kishte qëndruar më shumë se dy muaj në spital, ku po trajtohej për COVID-19, por edhe komplikimet tjera shëndetësore që i kishin ardhur si pasojë e infektimit.
Sipas familjarëve, mjekët atje kishin humbur shpresat se kosovari do të shërohej.
Në një video të publikuar nga familjarët, shihet stafi mjekësor i cili e ka përcjellë me duartrokitje kosovarin derisa ka dalë nga spitali.
Ky gjest i mjekëve amerikanë, ka prekur kosovarin i cili ka shpërthyer në lot derisa ka dalë nga spitali ku është mjekuar.